Tirana vendos zyrtarisht trajnerin e ri

Sport

Klubi i Tiranës ka zyrtarizuar sot në mesditë Nevil Deden në krye të stolit bardheblu. Në një njoftim për mediat, Tirana bën me dije se Dede ka shkruar historinë me këtë klub si lojtar ndaj i është besuar dhe roli i trajnerit.

Dede do të njihet më nga afër me skuadrën ne seancën stërvitore të radhës, e cila do të zhvillohet në ditët në vijim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nevil Dede është trajneri i ri i KF Tirana. Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu ish kapitenin legjendar Nevil Dede. I shpallur 8 herë kampion i Superligës Shqiptare, 5 herë fitues i Kupës së Republikës dhe 6 herë fitues i Superkupës, Dede ka shkruar një pjesë të historisë së bardhebluve.

Nevil Dede ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit. Ai do të marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të radhës. #miresevjenNevilDede⚪️ #ëelcomeNevilDede?”, njofton klubi i kryeqytetit.

Një ditë më parë Tirana u skualifikuar nga Kupa e Shqipërisë dhe vendosi të shkarkojë trajnerin Emanuel Egbo.

ME TE LEXUARAT