Tha se ishte gay, aktorja italiane zbulon të fshehtat e lidhjes me Gabriel Garkon

Showbiz
Tha se ishte gay, aktorja italiane zbulon të fshehtat e lidhjes me Gabriel

Manuela Arcuri flet për herë të parë për marrëdhënien me aktorin e njohur, Gabriel Garko, i cili vetëm pak kohë më parë pranoi hapur bindjet e tij homoseksuale.

“Ndoshta rashë edhe unë në ‘grackën’ e tij, nuk e di nëse për të ka qenë një histori dashurie false, por për mua ka qenë e vërtetë.

Duke dëgjuar deklaratat e tij të fundit, më bën të mendoj se mbase edhe unë kam qenë viktimë e tij dhe për këtë do të më vinte shumë keq”- ka thënë aktorja dhe show –girl-ja italiane.

Marrëdhënia e tyre zgjati vetëm pak muaj por për Manuela Arcurin ishte shumë pasiononte.

“Vite më parë isha e dashuria me Gabrielin. Lidhja zgjati vetëm disa muaj por nuk mund të them që ishte false dhe e organizuar.

Mes nesh kishte një tërheqje të madhe fizike, e pëlqenim shumë njëri tjetrin. Për mua ishte një histori e vërtetë dashurie”- ka thënë aktorja italiane.

ME TE LEXUARAT