Suedia shifra të larta rastesh me Covid, mbi 5 mijë infektime në 24 orë

Bota
Suedia shifra të larta rastesh me Covid, mbi 5 mijë infektime në

Suedia, strategjia e së cilës në luftën kundër coronavirusit ka tërhequr vëmendjen globale, regjistroi të premten 5,990 raste të reja.

Ky numër, sipas mediave të huaja, është më e larta që nga fillimi i pandemisë, tregojnë statistikat nga Agjencia e saj Shëndetësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Rritja është edhe më e lartë se ajo prej 4,697 rastesh ditore të regjistruara në fillim të këtij muaji.

Po sipas të dhënave, Suedia regjistroi 42 vdekje të reja, duke e çuar numrin e vdekjeve në total në 6,164.

Shkalla e vdekjes së Suedisë për frymë është disa herë më e lartë se ajo e fqinjëve të saj nordikë, por disi më e ulët se disa vende më të mëdha evropiane si Spanja.

ME TE LEXUARAT