Shpërthen në flakë makina në mes të Sarandës
Lajmifundit
/
13 Nëntor 2020, 23:09
Aktualitet

Një automjet tip Benz është djegur mbrëmjen e sotme në qendër të Sarandës.
Flakët shkaktuan dëme të shumta në makinë por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Forcat zjarrëfikëse kanë ndërhyrë menjëherë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sipas policisë, shkak i këtij zjarri dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.