Shkelin karantinën për të bërë seks, francezët nuk duan t'ia dinë për gjobat

Soft
Shkelin karantinën për të bërë seks, francezët nuk

Franca është një nga vendet që ka rikthyer karantinën në vend për shkak të valës së dytë të pandemisë së Covid-19 dhe rritjes së numrit të të infektuarve. Gjobat për shkeljen e karantinës janë të rënda, por duket se francezët nuk duan t’ia dinë, sidomos të rinjtë.

Një studim i bërë nga “Ifop” ka gjetur se 43% e francezëve ftonin në shtëpitë e tyre miqtë ose familjarët. Ndërsa 24% e qyterarëve përdorën autorizimin për të dalë nga banesa për të tjera qëllime nga ato që kishin deklaruar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

17% e të anketuarve thanë se kishin shkelur afatin prej 1 orë të autorizimit që kishin për të dalë. Ndërsa 9% thanë se i kishin shkelur rregullat për të dalë që të takoheshin me partnerin/en e tyre, apo për të gjetur një të tillë për të kryer marrëdhënie seksuale.

François Kaus, kreu i departamentit të politikës dhe çështjeve aktuale të “Ifop”, deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP se kryesisht të rinjtë shkelnin rregullat e karantinës dhe ishin më pak të shqetësuar për shëndetin e tyre.

Në këtë sondazh u përfshinë 2030 francezë të moshës mbi 18 vjeç.

ME TE LEXUARAT