Sekuestrohen 294 mijë euro në Portin e Durrësit, çfarë thotë policia

Aktualitet
Sekuestrohen 294 mijë euro në Portin e Durrësit,

Policia Kufitare dhe Dogana e Portit në Durrës kanë sekuestruar 294 mijë euro. Sasia e parave ishte e vendosur në dy kamione transporti mjetesh Shqipëri-Itali.

Menjëherë është shpallur në kërkim pronari i firmës, 36-vjeçari E.J, që bëntë të mundur transportimin e mjeteve.

Në një prej kamioneve ishin fshehur 282 mijë euro në pjesë të ndryshme kurse tek tjeri mbi 11 mijë euro në një çantë personale.

Ndërkohë sa i përket shoferëve, një prej tyre u arrestua kurse tjetri vetëm u procedua penalisht.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Port, Durrës

Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes Policisë Kufitare dhe strukturave doganore çoi në sekuestrimin e një sasie të madhe në euro.

Sekuestrohen 294 030 euro.

Arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti, procedohet penalisht 1 tjetër.

Shpallet në kërkim pronari i firmës që merrej me transportin e mjeteve.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare në bashkëpunim me strukturat doganore, kanë intensifikuar kontrrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë në PKK Durrës në bashkëpunim me strukturat doganore, janë kaluar në vijën e dytë për kontrroll të imtësishëm 2 mjete tip kamion, të cilët transportonin mjete Itali-Shqipëri, me drejtues shtetasit F. M., dhe A. L.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP, shërbimet e Policisë Kufitare dhe strukturat doganore, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin F. M., gjetën të fshehura në pjesë të ndryshme të mjetit një sasi vlere monetare prej 282 265 eurosh.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi F. M., 29 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Shërbimet e Policisë kanë vijuar me kontrollin e automjetit tjetër me drejtues shtetasin A. L., ku në çantën personale të tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi vlere monetare prej 11 765 eurosh.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, proceduan penalisht shtetasin A. L., 34 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. J., 36 vjeç, (pronari i firmës që bënte transportin e mjeteve), për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT