Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rritet numri i viktimave në Turqi, mbi 3 mijë të infektuar në 24 orë

Në 24 orët e fundit Turqia ka njoftuar një rritje të numrit të vdekjeve, ndërsa rastet e reja po arrijnë në nivelet afër kulmit të valës së parë të pandemisë, që u arrit në prill.

Ministria e Shëndetësisë së Turqisë tha se gjatë 24 orëve kishin humbur jetën 93 viktima, ndërsa u shënuan 3,045 raste të reja.

Po ashtu Ministrin e Shëndetësisë, Fahrettin Koca përmes një shënimi në Twitter shpreh nevojën që qytetarët të mbajnë maska.

Më shumë se 11,300 njerëz kanë vdekur në Turqi nga koronavirusi dhe vendi ka miratuar kufizime të reja për të frenuar përhapjen e tij.

Këtë muaj, qeveria urdhëroi të gjitha bizneset të mbyllen në 22:00 dhe uli orët gjatë të cilave qytetarët e moshës 65 vjeç e lart mund të largohen nga shtëpitë e tyre.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet