Rama publikon pamje nga brenda spitalit COVID4: Është krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata

Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamjet nga spitali COVID4 dhe shkruan se ai është gati për të pritur pacientët me COVID.

Kreu i qeverisë në një postim në mediat sociale shprehet se spitali është krejt ndryshe nga sa thuhet nga “ata që ëndrrërojnë katastrofën e nxisin ankth”.

“MIRËMËNGJES ? dhe me ***Pjesën e katërt të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë, ju uroj një ditë të mbarë?”, është ky reagimi i Ramës.

Ndërkohë në video shfaqet dhe mjekja Daniela Nika, zv.drejtore e QSUT, e cila tregon se struktura spitalore është gati dhe do të hapet nëse situata do të përkeqësohet.

Pamje nga brenda spitalit COVID4

“Aktualisht kjo strukturë ka 110 shtretër. Është menduar që të kemi dhe një sallë mikro kirurgjie që mund të bëhen operacione të vogla për komplikacione të pacientët me COVID, po ashtu kemi menduar që të kemi dhe një grafi. Ka ashensor që mund të transportohen pacientët që janë në gjendje të rënduar”, shprehet Nika.

Më tej zv.drejtorja e QSUT thotë se të gjitha pajisjet janë të reja dhe u përgjigjet akuzave të atyre që thonë se spitalet janë në kolaps dhe qeveria nuk ka marrë masa. Po ashtu mjekja tregon se stafi është gati, si me mjek, infermier dhe të gjithë stafin ndihmës për një spital.

Më herët kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga brenda spitaleve të tjera COVID dhe ka thënë se ka shtretër të lirë dhe sistemi nuk është në kolaps.

ME TE LEXUARAT