Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rama në kantierin e bypass-it Vlorë: Do jetë gati para nisjes së sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ka inspektuar nga afër punimet në kantierin e bypass-it në Vlorë.

Jam shumë besimplotë që më 15 janar mbarojmë urën e cila është më e larta. Puna vijon 24 orë”, u shpreh një nga inspektorët e punimeve.

“Në fillim të javës tjetër pritet të kemi 14.5 km të shtruara. Jemi drejt përfundimit të urës 1 dhe urës 5.

Puna deri më tani ka ecur mirë dhe kompania nuk ka ndërprerë në asnjë moment punën”, u shpreh Balluku.

“Në kantierin e bypass-it ku prej muajsh punohet me tre turne, për të përmbyllur një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare, e cila jo vetëm e afron bregdetin jonian për turistët dhe nxit zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale, por do të ofrojë edhe një udhëtim panoramik të llojit më të bukur.

Një segment kyç në strategjinë tonë të zhvillimit të turizmit, i cili do të jetë gati para nisjes së sezonit të ardhshëm turistik”, shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet