Presidentja e KE bisedë telefonike me Ramën: Diskutim me mikun tim të mirë

Politikë
Presidentja e KE bisedë telefonike me Ramën: Diskutim me mikun tim

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Von der Leyen e konsideron Ramën si mik të mirë, teksa thekson se dy çështjet që ka diskutuar ishin mënyra më e mirë për të ecur me procesin e zgjerimit dhe planin ekonomik dhe të investimeve të BE për Ballkanin Perëndimor.

”Diskutim konstruktiv si gjithmonë me mikun tim të mirë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mënyrën më të mirë për të ecur përpara me procesin e zgjerimit dhe zbatimin e shpejtë të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.”- shkruan Von der Leyen.

ME TE LEXUARAT