“Përbindëshi” i ri më i shpejtë se LaFerrari, ja sa kushton

Soft
“Përbindëshi” i ri më i shpejtë se LaFerrari, ja

Ferrari ka zbuluar versionin e konvertueshëm të SF90 Stradale, që quhet SF90 Spider. Modeli mundësohet nga një motor me benzinë V8 turbo me 4.0 litra, i cili bashkohet me tre motorë elektrikë dhe që gjeneron 989 kuaj fuqi. SF90 Spider mund të arrijë deri në 100 km/orë për 2.5 sekonda dhe me një shpejtësi maksimale prej 340 km/orë.

Ekzistojnë katër mënyra lëvizjeje dhe me atë eDrive, bateria 7.9 kwh i jep SF90 Spider një diapazon elektrik prej 25 km/orë. Pjesa e përparme është pothuajse identike me Coupe. Kompania pretendon se SF90 Spider është vetëm 0.5 sekonda më i ngadaltë se Stradale që e bën atë 0.2 sekonda më të shpejtë se LaFerrari.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Ashtu si me të gjitha Ferrari-t e tjerë, hibridi i parë i kompanisë vjen së bashku me një plan mirëmbajtjeje shtatë vjeçare. SF90 Spider është planifikuar të mbërrijë në tremujorin e tretë të vitit 2021 dhe pritet të kushtojë rreth 10 përqind më shumë se Stradale, i cili ka aktualisht një çmim prej 507.300 dollarësh.

ME TE LEXUARAT