Pacientët shkojnë në Turqi për t’u kuruar? Rama: Asgjë mangut nuk kanë këtu

Politikë
Pacientët shkojnë në Turqi për t’u kuruar? Rama:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka garantuar gjatë një fjalimi se pacientët me COVID-19 si në Turqi dhe në Shqipëri u ofrohet i njëjti trajtim.

Rama thekson se në luftën ndaj COVID-19 Shqipëria nuk ndryshon nga asnjë vend tjetër i botës edhe më të zhvilluar, si nga ana logjistike, farmaceutike e profesionale.

Po ashtu ai ka kërkuar që mos flitet keq për asnjë mjek, pasi thekson se deri më sot në Shqipëri asnjë prej tyre nuk është dorëzuar edhe pse prej muajsh kanë qenë në vijën e parë të frontit të luftës ndaj COVID-19.

”Do ishte bërë turpi dhe gazi i botës në COVID-19 do e kishte zënë me spitalet e Saliut dhe ndërmarrjen e Ilirit.

Drejtuan spitalet bashkë me Saliun, të vinte COVID-19 kur spitalet s’kishin aparatura, aspirina, bluza, të gjithë mjekët, infermierët, punonjësit uniforma njësoj.

Pse shkoi në Turqi, nuk i ndalon njeri, po asnjë mangut nuk ka këtu. Turqia ka gjëra fantastike në drejtime të tjera, por në këtë drejtim nuk kanë më shumë se sa çkemi ne.

Nga të gjitha pikëpamja, logjistike, farmaceutike, profesionale. Mjekët tanë në këtë front, dhe s’janë pak, janë 550, infermierët nuk janë pak, nuk janë pak 1800 mos gabohem.

Nxirrni dy fjalë të këqija për mua, jo nji, por jo për mjekët, sepse është mëkat.

Ndërkohë që ne shkojmë në shtëpi dhe vijojmë jetën me masat, ata mos harroni kanë qëkur është shfaqur COVID_19 që kalojnë çdo ditë të jetës së tyre që punojnë me ato rroba të rënda lufte, dhe askush nuk është dorëzuar.

Çdo prind sot që ka një fëmijë sot duhet ta dijë që puna jonë nuk ka mbaruar. Puna nuk është që po e vazhdon një tjetër. O e mbarojmë ne, o kthejnë së prapthi aty ku ishte. ”- tha Rama.

ME TE LEXUARAT