OFL 'shkrihet' në 1 janar, 9 muaj 'aksion' por ende asnjë pasuri e konfiskuar

Aktualitet
OFL 'shkrihet' në 1 janar, 9 muaj 'aksion' por ende

Mësohet se prej 1.1.2021 s'do të dërgohet më asnjë formular për efeket të operacionit forca e ligjit. Pritet që pas disa ditëve të vendoset ndërhyrja në ligj për të zgjatur vetëm afatin e proceseve në hetim dhe ato në gjykim deri në përfundim të tyre. Nga ana tjetër për subjektet e OFL do të vendoset edhe kushti për t'u përjashtuar përjetësisht nga tenderat publik dhe ofrimin e shërbimeve publike.

Prej shkurt 2020 deri tani ende asnjë proces gjyqësor nuk ka përfunduar me konfiskim të pasurisë për llogari të shtetit. Janë 192 kërkesa që ka trajtuar SPAK. Nga të cilat ka kërkuar 49 konfiskime por janë ende në proces. Sipas ligjit pasuritë e sekuestruara kthehen në kopshe çerdhe shkolla apo rajone policie. Objketi i parë sekuestruar me OFL ishte resorti golden i Hajrave i cili aktualisht e i hapur nën administrimin e agjensisë së aseteve të sekuestruara.

Akti normativ përcaktonte si afat tënpërkohshëm 31.12.2020 për ofl ke mudnësi rinivivi. Vendimi për mos dërgim formularësh e marrë nga drejtues e ofl dhe pritet të zyrtarizohet edhe ligjërisht./shqipatrja

ME TE LEXUARAT