OFL 'shkrihet' më  1 janar, avokati Vishaj: Ishte ligj i nxituar dhe i dështuar! Sfumoi punën e SPAK

Aktualitet
OFL 'shkrihet' më  1 janar, avokati Vishaj: Ishte ligj i

Avokati Saimir Vishaj në një intervistë për Report Tv ka folur për operacionin e OFL, i cili e mbyll veprimtarinë më 1 janar ndonëse pas 9 muajsh aksion ende nuk ka asnjë pasuri të konfiskuar.

Sipas Vishajt ky ishte një ligj i nxituar që ka sfumuar punën e SPAK.

"Një ligj tepër i nxituar nuk solli ndonjë pasojë apo risi. Mendoj që policia ka punuar në drejtim të këtij akti normativ por duke ulur shumë ngarkesën që ligji i ngarkon policisë. Pati një ngarkesë të panevojshme të SPAk i cili ka një numër të cunguar prokurorësh.

SPAk nuk u ngrit as për sekuestrim makine, por pati vetëm një qëllim për të luftuar krimin e organizuar trrafikimin e drogës dhe korrupsionin. OFL sfumoi pounën e SPAK. Të gjithë prisnin nga SPAK arrestimin e bluzave të bardha. Kemi dështim.

Që kur ka filluar zbatimi i ligjit kam pasur vetëm 5 raste. Të gjitha çështjest që solli SPAK-u për sekuestrimin kanë dështuar sepse ishin të gjykuara deri te gjykata e lartë. SPAK s'mund të gjykonte diçka për të cilën gjykata e lartë kishte dhënë një verdikt", tha Vishaj.

ME TE LEXUARAT