Obama “fshikullon” Trump: Reagim racist ndaj meje

Bota
Obama “fshikullon” Trump: Reagim racist ndaj meje

Barack Obama i fshikullin republikanët si ksenofobë dhe paranojakë në librin e tij të kujtimeve që fokusohet tek mandate i vet i parë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Libri me 768 faqe mban titullin ‘Një Tokë e Premtuar’ dhe do të dalë në 17 Nëntor.

Aty Obama reflekton mbi karrierën e tij politike por zbulon dhe gjëra personale, përfshirë shtimin e pirjes së duhanit dhe tensionet në martesën me Michelle. Por në fokus ka vendosur shumë edhe frymën e garës në SHBA duke theksuar se ka qenë vetë zgjedhja e tij historike si presidenti i parë me ngjyrë I vendit që nxiti një pjesë të ndasive aktuale në shoqërinë amerikane.

“Ishte sikur prania ime në Shtëpinë e Bardhë të kishte shkaktuar një panik të thellë dhe ndjesinë se ishte përmbysur rendi natyror”, shkruan ai, i cituar prej CNN. Donald Trump, sipas Obamës, e nuhati situatën dhe përfitoi prej saj për të fituar presidencialet e 2016-tës. “ Këtë kuptoi Trump dhe doli me pretendimet se unë nuk kisha lindur në Shtetet e Bashkuara e se isha një president i paligjshëm. Miliona amerikanëve të shqetësuar nga një njeri me ngjyrë në Shtëpinë e Bardhë, ai u premtoi një eliksir për ankthin e tyre racor”, shkruan Obama, i cili pretendon megjithatë se rrënjët e problemit nisin që përpara para presidentit aktual.

Ato i gjurmon deri në vendimin e John McCain për të emëruar Guvernatoren e Alaskës Sarah Palin si partneren e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008. ‘Përmes Palin, dukej sikur shpirtrat e errët që kishin kohë që përgjonin në skajet e Partisë Republikane moderne – ksenofobia, anti intelektualizmi, teoritë e konspiracionit paranojak dhe një antipasti ndaj njerëzve me ngjyrë – po gjenin rrugën e tyre drejt qendrës së vëmendjes- shkruan Obama. Sidoqoftë, ai e zhvesh McCain nga çdo përgjegjësi, duke thënë se beson që senatori, i cili vdiq nga kanceri i trurit në 2018, nuk do të kishte bërë të njëjtën zgjedhje po ta dinte se çfarë rezervonte e ardhmja.

ME TE LEXUARAT