Neymar vazhdon “luftën” me Barcelonën, i kërkon 44 milionë euro

Sport
Neymar vazhdon “luftën” me Barcelonën, i kërkon 44

Mes Neymarit dhe Barcelonës nuk ka më “dashuri”. Ylli i PSG-së ka vendosur të padisë ish-klubin e tij katalanas për dëmshpërblim prej 44 milionë eurosh pasi Barça e ka hedhur në gjyq për kompensim prej 10.2 milionë eurosh në lidhje me transferimin te PSG-ja në vitin 2017.

nejmar barcelona

Media spanjolle “Cadena SER” raporton se lojtari brazilian ka vendosur të vazhdojë “luftën” ligjore me 5-herë kampionët e Europës dhe nuk pranon të paguajë asnjë qindarkë ndaj klubit të tij. Barcelona kërkon që “Ney” të pagujë pjesën e rinovimit të kontratës në vitin 2016, ndërsa braziliani kërkon nga Gjykata e Barcelonës që të dëmshpërblehet me 44 milionë euro.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi pak muaj më parë që Neymar t’i paguajë Barcelonës 6.7 milionë për prishjen e kontratës me klubin.

ME TE LEXUARAT