Marrëveshja që i dha fund grevës, naftëtarët: Jemi të kënaqur me zgjidhjen

Aktualitet
Marrëveshja që i dha fund grevës, naftëtarët: Jemi

Naftëtarët e Ballshit, të cilët prej disa kohësh protestuan dhe u futën në grevë urie për pagat e tyre, kanë arritur sot në një marrëveshje me qeverinë Rama.

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin Edi Rama sot në Fier, kreu i sindikatës së Naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj tha se u arrit në dakordësi që naftëtarët të marrin një pagë prej 400 mijë lekësh të vjetra për një periudhë 1-vjeçare, plus dhe sigurimet shoqërore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas tij nga ky vendim përfitojnë 870 naftëtarë.

“Kemi parashtruar problematikat e mbartura gjatë viteve. Nuk u arrit kjo dakordësi për pagat e prapamnetura. kaluam tek pika e dytë, që do të jetë për një periudhë të caktuar kohore, deri sa të vijë një kompani.

Kemi arritur në dakordësi që të jepet një pagë prej 400 mijë lekësh për çdo muaj, për një periudhë 12 mujore, dhe të paguhen sigurimet e tjera, që shkon në vlerën e 580 mijë lekëve.

Me këtë zgjidhje që marrin sot, jemi të kënaqur. Me detyrimet e prapambetura, do vijojë rruga ligjore.

Kemi menduar që pagat e para të merren dy e nga dy. Dmth brenda këtij muaji të merren dy paga. Shpresojmë që të gjendet një kompani serioze. Numri i naftëtarëve që përfitojnë është 870.”, tha Dautaj.

ME TE LEXUARAT