Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Kryeministri grek: Vaksinimi falas, do marrim mbi 25 milion doza antiCovid-19 në fillim të 2021

Greqia do të marrë mbi 25 milion doza vaksine kundër Covid-19. Kështu deklaroi sot Kryeministri Kyriakos Mitsotakis në një telekonferencë mbi strategjinë e vaksinimit të koronavirusit.

“Ne do të bënim një gabim të madh nëse ky sukses i shkencës me zbulimin e vaksinës, do të na çonte në vetëkënaqësi shtesë. Duhet bërë e kundërta. Tani që e dimë që ka dritë në fund të tunelit, tani që jemi pothuajse të sigurt se, në gjysmën e parë të vitit 2021 do të kemi arritur një nivel të mjaftueshëm të vaksinimit për të lënë pas këtë krizë, pikërisht ky informacion duhet të na bëjë më të fortë ” , theksoi Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri theksoi se vaksina do të jetë falas për të gjithë qytetarët.” Do të jetë në dispozicion falas për të gjithë pa përjashtim. Është detyrimi ynë, por në të njëjtën kohë, në këtë mënyrë, deklarohet angazhimi ynë për mbrojtjen e shëndetit publik ”, tha Kryeministri.

Greqia do të marrë më shumë se 25 milion doza vaksinash kundër Covid-19 përmes marrëveshjeve të parablerjes të nënshkruara nga Bashkimi Europian me kompani farmaceutike, ndërsa dërgesat e para priten në fillim të 2021, tha Kyriakos Mitsotakis.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet