Kreu i OBSH flet për vaksinën: Asnjëherë në histori kërkimi nuk ka përparuar kaq shpejt

Bota
Kreu i OBSH flet për vaksinën: Asnjëherë në histori

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se krijimi i vaksinës anti-Covid është në një kohë rekord dhe se rezultatet paraprake të provave klinike kanë dalë të kënaqshme.

Në një intervistë ekzekutivi i OBSH-së tha se kurrë në botë nuk është prodhuar një vaksinë kaq shpejt sa në këtë pandemi.

Më tej Ghebreyesus deklaroi se me të njëjtën shpejtësi që doli vaksina duhet edhe shpërndarë në të gjitha vendet e botës.

“Një vaksinë do të jetë një mjet jetësor për kontrollimin e pandemisë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të provave klinike të lëshuara këtë javë.

Asnjëherë në histori kërkimi i vaksinave nuk ka përparuar kaq shpejt. Ne duhet të zbatojmë të njëjtën urgjencë dhe inovacion për të siguruar që të gjitha vendet të përfitojnë nga kjo arritje shkencore,” tha ai.

ME TE LEXUARAT