Janullatos dhe George Frendo me COVID/ Meta: Iu bashkohem lutjeve të besimtarëve për shërim të plotë

Politikë
Janullatos dhe George Frendo me COVID/ Meta: Iu bashkohem lutjeve të

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar lutjeve të besimtarëve për shërim të plotë të Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe Aqipeshkvit George Frendo, të infektuar me koronavirus.

Kreu i shtetit i konsideroi frymëzuese lutjet e kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiut për Janullatosin dhe Frendon.

“Ju bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe urimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për shërim të plotë dhe të shpejtë të Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos, të prekur nga COVID-19. Frymëzuese lutjet e Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bedri Spahiu për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik. Kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, shembull unikal për mbarë njerëzimin!”

ME TE LEXUARAT