Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

“Jam i shokuar”, Meta sqaron arsyet e kthimit të ligjit të Metrologjisë: Skemë klienteliste

Presidenti Meta në konferencën për shtyp, këtë të premte sqaroi arsyet pse e ktheu për shqyrtim ligjin për Metrologjinë si dhe i kërkoi SPAK të hetojë. Sipas tij, ky shërbim që i takon publikut, jo vetëm i jepet privatit, por i jepet një privati preferencial.

Meta tha se të vetmit që humbasin në këtë mes janë qytetarët shqiptarë, të cilët rrezikojnë të paguajnë një çmim të caktuar për një sasi jo të saktë.

“Në jetën e përditshme për çdo shërbim që marrin qytetarët përballen me mallra që kalojnë nga peshëmatja, pra përmes shërbimit Metrologjik shteti garanton kontrollin e Metrologjisë që qytetarët të paguajnë për aq sa marrin në shpërblim edhe vjelja e taksave merret mbi sasinë e mallrave që qarkullojnë. Ky shërbim duhet të garantohet nga shteti.

Ata e kanë dhënë me koncension Metrologjinë nga shteti në privat, ligj me përmbajtje të rëndë antikushtetueshmërie, shkelet tregu i lirë dhe konkurrues. Skemë klienteliste, dhënia nga shteti te privati pa negociuar asnjë kusht kur vjen puna tek mbrojta e konsumatorit. Shteti heq dorë nga ky shërbim publik. Shërbimi kaloi në 4 P, Partneritet Publik Preferencual i Paracaktuar. Kjo është forma më e rëndë e shpërdorimit, e kam quajtur korrupsion legjislativ, nuk e ka shpikur Presidenti këtë term”,- tha Meta

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet