Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Ishte shpallur ne kerkim per vjedhje, arrestohet 41-vjeçari

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Arrestohen në flagrancë edhe 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Seksionit të Kërkimit në Drejtorinë Vendore e Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, kanë kapur dhe ndalur shtetasin M. Z., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y. Sh., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti”, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan disa letra bixhozi dhe çipsa pokeri. Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. P., 45 vjeç, E. Sh., 41 vjeç dhe E. K., 37 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

Ç. V., 27 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motor pa lejen përkatëse;

S. H., 51 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dëmtuar rrethimin e jashtëm të një banese, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë për të bërë testin e alkoolit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet