Ishte në transmetim live, gazetares i shembet ura. Momenti i frikshëm

Bota
Ishte në transmetim live, gazetares i shembet ura. Momenti i frikshëm

Një reportere në Karolinën e Veriut e cila ishte në transmetim të drejtpërdrejtë, shpëtoi për një “fije floku” nga shembja e urës vetëm disa metra larg saj, për shkak të reshjeve të dendura.

Sipas medieve të huaja, gjatë transmetimit të lajmeve, Amber Roberts, po u tregonte shikuesve për përmbytjet në Alexander County.

“Kjo urë po fundoset”, tha ajo.

Disa sekonda më vonë dhe disa metra larg gazetares, pjesa e rrugës shembet dhe bie në ujë ndërsa ajo bërtet e tronditur.

ME TE LEXUARAT