Infektohet e COVID, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dërgohet me avion në Turqi

Aktualitet
Infektohet e COVID, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla dërgohet me avion

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është infektuar me koronavirus dhe si pasojë e problemeve që po kalon është dërguar për kurim jashtë vendit.

Ai është nisur me urgjencë drejt Turqisë. Llalla ishte duke u kuruar në një spital në Tiranë, por gjendja e tij është përkeqësuar.

Llalla kishte rezultuar pozitiv disa ditë më parë dhe më pas ka shfaqur probleme.

Nuk është hera e parë që personazhe të njohur paguajnë charterin mijëra euro për t’u kuruar në Turqi.

ME TE LEXUARAT