I infektuar me COVID, imzot George Frendo dërgohet gjatë natës në Itali
Lajmifundit
/
13 Nëntor 2020, 09:18
Aktualitet

Arqipeshkvi i Tiranës George Frendo i cili ka rezultuar pozitiv me COVID është dërguar gjatë natës në Itali (Bari) për të marrë trajtim më të specializuar.
Lajmin se ai ka dalë pozitiv me COVID e ka njoftuar Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë.
Prej disa ditësh ai ka qenë nën monitorimin e mjekëve, pasi është shtruar sepse fillimisht ka pasur probleme me frymëmarrje.
Ndërkohë kujtojmë se edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos ka rezultuar pozitiv me COVID disa ditë më parë.