Horrori, policia ndalon dy 15-vjeçarë, mbanin në valixhe kufomën e një fëmijë

Bota
Horrori, policia ndalon dy 15-vjeçarë, mbanin në valixhe

Policia në Mexico City ka arritur të kapë dy djem të moshës 15-vjeçare, të cilët lëviznin me një valixhe brenda të cilës ishte futur kufoma e një fëmije të vrarë.

Ekspertët besojnë se bëhet fjalë për narko-bandat e qytetit që çdo herë e më shpesh po rekrutojnë të rinjtë për të bërë biznes me drogë dhe të mbledhin paratë e “mallit”.

Autoritete ende nuk kanë zbuluar identitetin fëmijes apo të dyshuarve, por mediat lokale raportojnë se të dyshuarit janë adoleshentë 15-vjeçarë, kurse djaloshi i vdekur nuk është një foshnje por një 14-vjeçar i vrarë dhe i identifikuar si Alesandro N.

Të dyshuarit i kanë thënë policisë se janë paguar për ta fshehur kufomën.

Ata kishin tërhequr zvarrë valixhen në Gerero, dhe në momentin që policia i ndaloi ata e hodhën dhe ajo u hap vetë, duke zbuluar kokën e viktimës.

https://youtu.be/Yh7slf0UaHU

ME TE LEXUARAT