Hakerat rusë dhe koreano-veriorë sulmojnë kompanitë e vaksinave

Bota
Hakerat rusë dhe koreano-veriorë sulmojnë kompanitë e

Microsoft ka denoncuar ditët e fundit tentativat e disa hakerave rusë dhe koreano-veriorë për të sulmuar faqet e kompanive kryesore që po punojnë për zhvillimin e vaksinës anti-Covid.

Sipas Microsoft, këta hakera të mbështetur nga strukturat shtetërore përkatëse kanë tentuar të vjedhin të dhëna të vyera rreth vaksinës kundër Covid-19.

Kolosi i web ka identifikuar disa grupe piratësh informatikë që kishin si objektiva kompani në Kanada, Francë, Indi, Kore e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas tij pjesa më e madhe e këtyre sulmeve nuk kanë pasur sukses

ME TE LEXUARAT