Greqia në alarm/ 2 500 vizonë me koronavirus, pritet vrasja e tyre

Bota
Greqia në alarm/ 2 500 vizonë me koronavirus, pritet vrasja e tyre

Greqia është duke u përballur me valën e dytë të koronavirusit duke shënuar një numër të madh humbje jetësh nga dita në ditë.

Por, specialistët e Shëndetit Publik në Greqi kanë zbuluar një tjetër burim të koronavirusit krahas shpërndarjes nga njeriu tek njeriu.

Kështu, në Kozan janë zbuluar disa ferma me vizonë, për të cilat është dhënë alarmi.

Specialistët kanë konstatuar gjurmë koronavirusi tek to, ndërsa janë konfimuar pozitivë edhe një numër i madh fermerësh. Në zonë gjenden disa ferma me 2 500 vizonë gjithsej.

Pritet të marret vendimi se si do të veprohet me to, por ka shumë gjasa që të vriten të gjitha ashtu siç ndodhi pak ditë më parë në Danimarkë.

ME TE LEXUARAT