Emrat/ Kush janë shoferi i arrestuar dhe pronari i shpallur në kërkim për 294 mijë eurot

Aktualitet
Emrat/ Kush janë shoferi i arrestuar dhe pronari i shpallur në

Zbardhen identitetet e shoferit të arrestuar për 294 mijë eurot e sekuestruara në Portin e Durrësit si dhe pronarit të firmës së transportit të mjeteve të shpallur tashmë në kërkim.

Ferdinant Murikaj ishte shoferi i kamionit ku u gjetën mbi 282 mijë euro të cilat u sekuestruan.

Paratë ishin të ndara dhe të fshehura në disa pjesë të kamionit.

Po ashtu u procedua dhe shoferi i kamionit tjetër, A.L që kishte me vete 11 mijë e 700 euro të padeklaruara teksa i kishte fshehur në çantë personale.

Pronari i firmës së kamionëve që kryente transportin e mjeteve nga Italia në Shqipëri është Erjon Jovani që është aktualisht në kërkim.

ME TE LEXUARAT