Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

E kaluara e errët e pronarit të kamionëve ku fshiheshin 294 mijë eurot

Erjon Jovani, 36-vjeçari që është shpallur në kërkim për 294 mijë eurot, të cilat u sekuestruan mbrëmjen e sotme në Portin e Durrësit, është një person me precedent penalë.

Para katër vitesh, Jovani u vu në pranga, pasi u akuzua si i përfshirë në trafikimin e 190 kg kanabis drejt Italisë.

Kjo ndodhi pasi në ditën e fundit të muajit nëntor në vitin 2016, policia ndaloi njëkamion, brenda të cilit u gjet lënda narkotive, që po dërgohej drejt Italisë.

Kamioni rezultoi të ishte në pronësi të firmës së Jovanit, i cili në bashkëpunim me Erblin Tukën, dyshohet se po trafikonte kanabis.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet