Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Drejtori i OBSH-së takon mjekët e Infektivit: Keni respektin tim, shpëtuat jetë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, se bashku me kreun e OBSH për Europën dr. Hans Kluge kanë vizituar spitalin COVID1 për të inkurajuar stafet mjekësore, ku prej më shumë se 8 muajsh po trajtohen të prekurit me COVID19 .

Manastirliu ka shprehur mirënjohje dhe falenderim për stafin mjekësor i cili në këto muaj ka qënë në gatishmëri të plotë në shërbim të pacientëve duke i konsideruar ata heronjë e kësaj lufte.

“Dua t’ju falenderoj me mirënjohjen më të thellë dhe me respektin më të madh për përballjen e jashtëzakonshme dhe sakrificinë në më shumë se 8 muaj në këtë situatë të vështirë. Nuk është e lehtë të trajtosh pacientë me COVID i cili është një virus me shumë të panjohura, por falë përkushtimit, angazhimit dhe profesionalizmit që ju keni treguar, sikurse ja kemi dalë deri tani do vijojmë tja dalim të gjithë sëbashku”, tha Manastirliu

Manastirliu ka nënvizuar se mbështejta e qeverisë shqiptare për stafet mjëkësore nuk ka munguar që prej ditës së parë me pajisjen me mjete të mbrojtjes personale, në vijim me bonusin prej 1000 euro çdo muaj për bluzat e bardha dhe më tej me rritjen me 40% të rrogave për stafet mjekësore, rritje hisorike që dëshmon mbështetjen konkrete.

Dr. Hans Kluge ka inkurajuar mjekët dhe infermierët në Spitalin Infektiv për punën e vështirë në këto muaj dhe ka shprehur mirënjohjen ndaj tyre në emër të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ne ëmër të drejtorisë rajonale për Europën të OBSH ju shpreh mirënjohjen për punën dhe të gjitha përpjekjet tuaja. Dhe njëherazi falenderoj të gjitha famijet tuaja për mundësinë që ju kanë dhënë që ju të qëndroni këtu. E gjithë bota e ka parë se sa e rëndësishmë është puna juaj, dhe sa herë flas me drejtues qeveritar gjithnjë I inkurajoj që ata të vijojnë mbështetjen për personelin shëndetësor edhe përtej kësaj pandemie dhe prandaj më erdhi mirë që pagat tuaja do të rriten,” tha Kluge.

Drejtori i OBSh për Europën përgëzoi Shqipërinë që spitali Infektiv është një nga 500 spitalet në Botë pjesë e “Solidariteit Trial”.
Dr. Kluge ka theksuar se deri në daljen e vaksinës strukturat shëndetësore janë shpresa e vetme për qytetarët.

“Ne kemi ofruar trajtimin, duke i ofruar mbështetje, ajo që është më e rëndësishme duke ofruar empati dhe derisa të dalë vaksina mjekët janë shpresa e vetme për njerëzit”, tha Kluge.
Shefja e shërbimit Infektiv prof. Najada Çomo ka falenderuar OBSh që u mundësoi spitalit infektiv pjesë e studimit klinik “Solidarity Trial” për terapitë për trajtimin e Covid.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet