Conte premtim fëmijëve: Babagjyshi do të udhëtojë me maskë dhe leje udhëtimi

Bota
Conte premtim fëmijëve: Babagjyshi do të udhëtojë me

Kryeministri italian Giuseppe Conte i i ka siguruar vogëlushët që dhe pse kohë pandemie, babagjyshi i Krishtlindjeve nuk do të mungojë.

Conte, në përgjigjen e tij ndaj një vogëlushi thekson se babagjyshi mund të mbajë maske dhe mund të udhëtojë në të gjithë botën me një leje udhëtimi.

Shefi i qeverisë italiane në përgjigje të një djali pesëvjeçar, Tommaso, i cili i kishte dërguar një letër ku i kërkonte të mos e bllokonte “Babbo Natale”-n, shkruan se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Santa Claus më siguroi se ai tashmë ka një certifikatë ndërkombëtare udhëtimi. Ai mund të udhëtojë kudo dhe të shpërndajë dhurata për të gjithë fëmijët në botë. Ai më konfirmoi se gjithmonë përdor maskën dhe mban distancën e duhur, për të mbrojtur veten dhe këdo që takon. Unë po ju njoftoj se nuk do të jetë e nevojshme të specifikoni në letrën tuaj për Plakun e Krishtlindjeve se keni qenë të dëgjuar dhe të matur, sepse tashmë i kam thënë unë”, shkruan Conte.

Më pas, Conte e ftoi djalin të vendosë poshtë pemës, përveç qumështit të nxehtë dhe biskotave, një shishe me xhel dezinfektues.

ME TE LEXUARAT