Britania dëbon shqiptarët e dënuar: Kriminelët nuk kanë vend në shoqërinë tonë

Aktualitet
Britania dëbon shqiptarët e dënuar: Kriminelët nuk kanë

Një grup shqiptarësh në Britani të Madhe të dënuar për vepra të ndryshme penale, janë dëbuar nga shteti ishullor dhe janë ekstraduar në vendin tonë.

Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për 21 të burgosur shqiptarë, dënimi i të cilëve në total shkon në 75 vjet.

Ata u sollën në Shqipëri një ditë më parë përmes një linjes fluturimi drejt Tiranës.

Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Priti Patel, tha kriminelët shqiptarë, por edhe shtetasit e tjerë të huaj të dënuar, do të dëbohen nga Angli dhe do të dërgohen në shtetet e tyre për të vuajtur dënimet.

“Këta kriminelë të huaj dhe të rrezikshëm nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, tha Patel.

Mediat britanike raportojnë se në mesin e shqiptarëve që u kthyen në Tiranë ishin Arjon Hyseni 30 vjeç, i dënuar me 8 vite burgim për trafik kokaine me vlerë 4.5 milionë Paund dhe Agim Isufi 19 vjeç i dënuar me 20 muaj burgim për një fabrikë kanabisi.

Javën e kaluar, Britania e Madhe dëboi nga vendi 20 shtetas të huaj të dënuar për vepra të ndryshme. Autoritetet britanike thonë se dëbimet nga vendi të shtetasve të huaj të dënuar do të vijojnë. Më shumë se 6400 të huaj me precendent penal janë larguar nga Britania që prej vitit 2019.

ME TE LEXUARAT