Belinda Dragoti: Meshkujt më paragjykojnë kot, marr 1500 euro për një…

Showbiz
Belinda Dragoti: Meshkujt më paragjykojnë kot, marr 1500 euro për

Modelja Belinda Dragoti, e cila u bë e njohur si velina e emisionit “Xing me Ermalin” ka folur për bukurinë dhe inteligjencën, që një femër zotëron dhe kush vlerësohet më shumë ditët e sotme.

Belinda thotë se burrat para se ta takonin mund ta paragjykonin dhe të kishin qëllime të tjera për të, por kur e kanë takuar janë surprizuar dhe kanë tërhequr mbrapsht paragjykimet apo mendimet që kishin për të.

E pyetur nëse ka një mashkull në jetën e saj, Belinda ka refuzuar të përgjigjet, ndërsa tregon “pra nëse dikush nuk e ka kapacitetin që të arrijë të më mbështesë dhe nga ana psikologjike tek ajo që unë kam zgjedhur, nuk besoj se do ishte diçka e mirë për karrierën time që unë të ndihem rehat me veten time sepse shoh shumë vajza që shkëputen, mbyllen nga televizioni, mbyllin Instagramet e veta dhe i lënë ëndrrat e tua përgjysmë”.

E ftuar në emisionin “Historia Ime”, modelja ka treguar se Instagrami është një mënyrë e mirë për të nxjerrë fitime me produktet promocionale, ndërsa tregon se shuma më e madhe që ka marrë vetëm për një postim ka qenë 1500 euro.

“Më i shtrenjti në Instagram 1500 euro. Është postim Instagrami dhe ky mund të jetë më i shtrenjti që ka një staf profesional nga mbrapa, është video që mund të përdoret nga të gjitha rrjetet sociale të biznesit, por promovimi bëhet fillimisht në profilin tim.

Unë nuk e përkufizoj veten vetëm nga numri i followers-ave sepse po ta kisha aq të rëndësishëm, tani do kisha bërë disa gjëra më shumë për t’i rritur, por e kam diçka, dua folloëers bio, aktivë dhe që atij biznesi që bashkëpunon me mua, unë t’ja kthej investimin që ka bërë tek unë 2-3 fish”, thotë Belinda.

ME TE LEXUARAT