Banda e armatosur merr peng disa punonjës në Kanada, forca të shumta policie rrethojnë zonën
Lajmifundit
/
13 Nëntor 2020, 23:06
Aktualitet

Një operacion i madh policor po zhvillohet në një nga ndërtesat e kompanisë së lojërave Ubisoft në Bulevardin St-Laurent në lagjen Mile End të Montrealit, ku persona të armatosur kanë marrë peng dhjetra punonjës.
Në pamjet e shpërndara në Twitter, shihen dhjetëra njerëz që ndodhen në çatinë e ndërtesës ndërkohë që shumë të tjerë mbahen në sallën e konferencave raportojnë mediat kanadeze.
Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet e kësaj pengmarrje dhe kush janë autorët që fshihen pas ngjarjes.