Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Abuzim miliona $ me naftën/ Lirohet ish-kreu i OST, Klodian Gradeci

Lirohet ish-drejtori i hidrokarbureve në AKBN, Klodian Gradeci. Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën për Gradecin nga ‘arrest me burg’ në masën ‘arrest shtëpie’.

Gradeci u arrestua më 27 tetor në Rinas pasi vinte nga Turqia teksa në Shqipëri po kërkohej për abuzimin miliona dollarësh me puset e naftës.

Ai akuzohet për shpërdorim detyre, ndërkohë që ai i kërkoi gjatë seancës së parë në gjykatë kur u dha dhe masa e sigurisë ‘arrest me burg’, një zbutje të masës së sigurisë pasi pretendon se është i sëmurë.

SKANDALI ME PUSET E NAFTËS

Kompania Phoenix Petroleum i shkaktoi një dëm miliona dollarësh shtetit ndihmuar dhe nga zyrtarët e AKBN që e ‘mbulonin’ skandalin dhe abuzimin me puset e naftës.

Kompania kishte detyrim të kryente investime që nuk i bëri kurrë, por tek AKBN paraqiti tetë fatura të falsifikuara. Pikërisht kjo e fundit, me në krye Klodian Gradecin kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e kryera nga kompania.

Po ashtu dy inspektorë tatimesh kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin.

Fillimisht tek AKBN u arrestuan 5 zyrtarë kurse një tjetër u la në arrest shtëpie. Totali i dëmit dyshohet të ketë kapur vlerën e 1.5 milionë dollarëve.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet