Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Zyrtari i Trump bie në grackë, falënderon kriminelin e luftës

Richard Grenell, ish-drejtori në detyrë i Inteligjencës Kombëtare në administratën Trump, u “mashtrua” nga një korrespondent i një reviste. Ai e mashtroi atë dhe e detyroi të falenderonte një kriminel lufte të në ushtrinë e SHBA-së.

Sipas Business Insider, Ken Klippenstein, një korrespondent i The Nation, në një postim në Tëitter bashkëngjitur një fotoje të Bill Calley i tha se ishte gjyshi i tij.

Calley u dënua për vrasjen e të paktën 22 civilëve në Masakrën My Lai në vitin 1968, gjatë Luftës së Vietnamit.

Oficeri i Ushtrisë u dënua me burgim të përjetshëm, por pas një gjykimi të ri vuajti vetëm tre vjet në arrest shtëpiak.

Klippenstein, tha në postimin e tij se gjyshi i tij ishte një “adhurues i tij i madh” dhe se do t’i “bënte ditën” nëse Grenell do të jepi një “mesazh vlerësimi”.

Sipas një pamje nga një “screenshot” të Klippenstein, Grenell e pyeti atë si quhej gjyshi i tij, të cilit korrespodenti u përgjigj duke dhënë emrin e Calley.

Dhe katër minuta më vonë, Grenell shkruajti në një postim: “Faleminderit për shërbimin tuaj, Bill Calley!”

Klippenstein gjithashtu duket se i ka dërguar të njëjtin mesazh ish-drejtorit të CIA-s, Michael Hayden, një zyrtar gjatë mandatit të George Ë. Bush dhe Barack Obama.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet