Vrau vajzën e saj 9-muajshe dhe u arratis, arrestohet 46-vjeçarja në Korçë

Aktualitet
Vrau vajzën e saj 9-muajshe dhe u arratis, arrestohet 46-vjeçarja

Është bërë i mundur arrestimi i një shtetaseje me rrezikshmëri të lartë shoqërore, saktësisht një 46-vjeçe e dënuar në Greqi me 20 vite burg, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Bëhet fjalë për Irena Kostaki (Zeria), 46 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, e cila më datë 28.08.1995, në Diles, Greqi, ka vrarë duke e mbytur me duar, vajzën e saj 9-muajshe dhe më datë 05.03.1997 është arratisur nga Qendra e Paraburgimit të Femrave në Koridalo, Greqi, ku ka qenë me masë sigurie.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Gjykata e Lamias në Greqi, me vendim penal të formës së prerë, e ka dënuar këtë shtetase me 20 vite burg, për veprën “Vrasja me qëllim”, sipas legjislacionit grek, e cila korrespondon me veprën penale “Vrasja me paramendim” të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Masa e sigurisë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë është caktuar për efekt të njohjes së vendimit të Gjykatës së Lamias, Greqi.

ME TE LEXUARAT