Video/ Nëndetësja kineze vendos rekord të ri, prek fundin e Oqeanit Paqësor

Bota
Video/ Nëndetësja kineze vendos rekord të ri, prek fundin e

Një nëndetëse kineze ka shënuar një rekord të ri përsa i përket thellësisë në të cilën ka arritur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nëndetësja me 3 shkencëtarë arriti të zhytej në fundin e humnerës së Marianës në një thellësi prej afërsisht 11 mijë metrash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Fendouzhe” theu rekordin kombëtar për zhytjen më të thellë pasi iu deshën më shumë se 4 orë për të prekur fundin e pikës më të panjohur të Oqeanit Paqësor.

Ndër të tjera mediat bëjne me dije kjo ekspeditë i ndihmoi eksploratorët kinezë të vëzhgonin speciet e panjohura si dhe të pikturonin një hartë.

 

Rekordi botëror mbahet ende nga eksploratori amerikan, Victor Vescovo i cili u zhyt në humnerën e Marianës në maj të 2019.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2020/11/11/4918029188736397328/636x382_MP4_4918029188736397328.mp4

ME TE LEXUARAT