Vala e tretë e COVID-19 prek Japoninë

Bota
Vala e tretë e COVID-19 prek Japoninë

Shumica e vendeve të botës po përjeton valën e dytë të COVID-19, por Japonia është duke përjetuar valën e tretë.

Mjekët në vend kanë dhënë alarmin se prej javësh i gjithë vendi është përfshirë nga vala e tretë, pasi rastet janë shtuar shumë në Hokkaido, Tokyo dhe Osaka.

Lidhur me rritjen e rasteve ditore, një ekip qeveritar propozoi për masa të forta edhe emergjente kundër COVID-19, dhe thonë se infeksioni do përhapet me shpejtësi po nuk pati reagim në kohë.

“Duke parë situatën në Hokkaido, Tokio dhe vende të tjera, mund të themi se epidemia ka hyrë në një valë të tretë“, kështu thotë profesor i mjekësisë Atsuo Hamada, në Universitetin Mjekësor të Tokios.

Më të njëjtin mendim ishte dhe Presidenti i Shoqatës Mjekësore të Japonisë Toshio Nakagaëa, i cili tha se duhet marrë masa të menjëhershme./tvklan.al

 

ME TE LEXUARAT