Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Trump deklaron se në SHBA votuan edhe të vdekurit

Donald Trump ka publikuar prova që dëshmojnë se në garën e fundit politike rezultojnë të kenë votuar edhe persona të cilët kanë vdekur vite më parë.

Pretendimet e fundit u shtohen akuzave se disa shtete amerikane kanë pranuar fletëvotime me postë pas orarit të zgjedhjeve, kanë hedhur fletët e votuesve me bindje proqeveritare dhe u kanë ndaluar zyrtarëve konservatorë të drejtën e vëzhgimit të procesit nga afër.

Ekipi elektoral i republikanit zbuloi të paktën katër raste të personave të ndarë nga jeta nga 2003-shi te viti i shkuar, porse identiteti i tyre u përdor për të votuar në zgjedhjet presidenciale. Trump publikoi edhe një video për të shtyrë idenë e tij se fletëvotimet u administruan në mënyrë të papërgjegjshme.

Në shtetin e Xhorxhës, të mërkurën u vendos të rinumërohen të 5 milionë votat aktuale brenda 20 nëntorit, për të hequr çdo hije dyshimi për manipulime. Demokratët atje kryesojnë me një diferencë prej gati 14 mijë votash.

“Diferenca është shumë e ngushtë dhe çdo votë do duhet të rinumërohet me dorë. Kjo themi se do e rritë besimin në proces. Do të ketë auditim, rinumërim dhe kontakte direkte me votuesit.”

Sipas Trump mediet amerikane qëllimisht nuk po i raportojnë rastet e parregullsive në votime sepse janë bërë palë me kundërshtarin e tij. Kreu i shtetit po tenton që me anë të gjykatave ta përmbysë rezultatin në shtetet me diferencë të vogël votash, prandaj ka refuzuar të pranojë humbjen.

Rezultati i zgjedhjeve ende nuk është certifikuar, por demokrati Joe Biden kryeson dukshëm në bazë të të dhënave paraprake, duke marrë 290 nga 270 votat elektorale që i duhen për të marrë presidencën e SHBA-së nga data 20 janar e vitit tjetër.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet