Testet e shpejta në Shqipëri brenda 10 javësh! Manastirliu: Kemi gati fondet

Aktualitet
Testet e shpejta në Shqipëri brenda 10 javësh! Manastirliu: Kemi

Testet e shpejta të cilat nxjerrin përgjigjet për prekjen nga COVID-19 brenda do të jenë në Shqipëri brenda 8 apo 10 javësh. Një fakt të tillë e ka bërë të ditur kreu i OBSH për Europën Dr. Hans Klug, teksa ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se qeveria shqiptare ka gati financimin.

“Jemi marrë me kohën e dorëzimit të testeve të shpejta pas 8 apo 10 javësh. Ne po përpiqemi ta përshpejtojmë. Shkenca ka lëvizur shpejt. Të gjithë po koordinohemi për të përshpejtuar këtë punë”, tha Klug.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Jemi gati me financimit dhe do të kemi mundësinë që të mbështeti nga OBSH për testet e shpejt. Qeveria shqiptare ka gati financimin për blerjen e testeve të shpejta", shtoi Manastirliu.

ME TE LEXUARAT