Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Të shtëna armësh në ambasadën e Arabisë Saudite në Hagë

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të enjte në drejtim të ambasadës së Arabisë Saudite në Hagë të Holandës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se fatmirësisht nga të shtënat nuk është shënuar asnjë i lënduar, ndërkohë në lidhje me ngjarjen policia po punon për zbardhjen e saj.

Zëdhënësi i policisë, Steven van Santen, ka bërë të ditur se ata ishin alarmuar në orët e para të mëngjesit, kur edhe u raportua për disa të shtëna në afërsi të ndërtesës së ambasadës.

Si provë materiale në lidhje me këtë ngjarje policia ka gjetur disa gëzhoja të plumbave si dhe disa vrima në dritare. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë të dyshuar apo qëllimin e kësaj ngjarje.

 

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet