Takimi me mësuesit, Basha: Janë braktisur nga shteti, kanë nevojë për ndihmë

Politikë
Takimi me mësuesit, Basha: Janë braktisur nga shteti, kanë

Kreu i PD, Lulzim Basha pas takimit me mësuesit ka premtuar se Edi Rama do të rrëzohet me zgjedhje më 25 prill.

Basha thotë se është e papranueshme se si në pandemi mësuesit u braktisën nga Rama dhe qeveria teksa shton se do të jetë PD me opozitën që do ne ndryshojnë realitetin e hidhur dhe do e shërojnë Shqipërinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu ai ka shtuar se Rama edhe në këtë valë të dytë të pandemisë ka zgjedhur mos dëgjojë, mos punojë asnjë ditë të vetme ndërkohë që shqiptarët kanë nevojë për ndihmë e jo për retorikë boshe në FB e Instagram.

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Që nga dita e parë e pandemisë mësuesit kanë qenë ndër më të rrezikuarit. Qindra janë infektuar dhe karantinuar dhe për fat të keq disa prej tyre e kanë humbur betejën me virusin.

Ndërkohë vala e dytë e pandemisë i gjeti sërish shkollat fillore dhe ato të ciklit të mesëm të papërgatitura dhe mësuesit pa asnjë mbështetje.

Në një takim me arsimtarë nga gjithë vendi biseduam për vështirësitë me të cilat ata përballen, nga orët e zgjatura të punës, mungesa e ujit në shumë shkolla, deri tek mungesa e testimeve në kohën kur numri i të infektuarve po rritet çdo ditë.

Është e papranueshme se si Rama dhe qeveria i braktisën mësuesit! Ata kanë nevojë për ndihmë dhe jo për retorikë boshe nga FB dhe Instagrami. Edi Rama ka zgjedhur të mos dëgjojë, të mos punojë as edhe një ditë të vetme për shqiptarët.

Ne do ta ndryshojmë kryekëput këtë realitet të hidhur dhe të vështirë për shqiptarët. Ne do ta rrëzojmë Edi Ramën me zgjedhje dhe bashkë do ta shërojmë Shqipërinë!

ME TE LEXUARAT