“S’kishim asgjë serioze”/ Jessica i përgjigjet Robertit: Kam prova sa për të shkatërruar jetën

Showbiz
“S’kishim asgjë serioze”/ Jessica i përgjigjet

Pasi Roberti ka folur dhe njëherë për lidhjen me Jessican, kjo e fundit ka reaguar. Këngëtari ka bërë me dije se mes tij dhe modeles sot ka një miqësi të mirë. “Ka mbetur vetëm një shoqëri shumë e mire mes nesh, kështu që nuk e di se çfarë ka dashur ajo të thotë, mua më kanë nxjerrë shumë herë nëpër intervista ku mkanë provoku por ska pasur asgjë serioze”- tha ai.

Ska asgjë mes nesh dhe shpresoj që asaj mos ti bëhet problem se është gocë e re dhe nuk e mendon ajo atë pune, por robi plaket kur don detë, por me goca të reja nuk bën.”- është shprehur Roberti.

Mbrëmjen e djeshme, edhe modelja ka postuar disa foto në llogarinë e saj të Instagramit, Instastory për këtë temë, e cila paralajmëron se do të flasë shumë shpejt rreth kësaj teme dhe se nuk dëshiron të prishë reputacionin e askujt. Gjithashtu ajo ka shkruar se ka prova të mjaftueshme për të shkatërruar jetën e këtij personi dhe se ai mund ta mohojë sa të dojë këtë lidhje, por vetëm ajo e di se ku qëndron e vërteta.

 

ME TE LEXUARAT