Shoqata e Transportit Publik paralajmëron ndërprerjen e aktivitetit, ja çfare kerkojne

Aktualitet
Shoqata e Transportit Publik paralajmëron ndërprerjen e aktivitetit,

Shoqata e Transportit është shprehur kundër masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ata i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama disa pika dhe nëse nuk plotësohen, kanë paralajmëruar se transporti do të ndalojë.

Në një prononcim për mediat, përfaqësusi i tyre ka deklaruar se u janë shkurtuar 3 orë punë për shkak të masave kundër pandemisë.

“Me këtë lëvizje na shkurtohet aktiviteti 3 orë. Si biznes nuk jemi dakord me këtë orar. Mbi 90% e qytetarëve respektojnë masat. Qytetarët që nuk respektuan rregullat në urban nuk janë ndëshkuar. Humbjet ia evidentojmë çdo ditë Bashkisë së Tiranës. Abonetë mujore janë nën kosto. I kemi kërkuar kryeministrit kërkesat, të plotësohen 4 pikat. Nëse nuk plotësohen s’do ketë transport. Do ndërpresim aktivitetin, Rama të plotësojë kërkesat”,- tha përfaqësuesi i shoqatës së Transportit.

ME TE LEXUARAT