Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rrëzohet helikopteri në Egjipt, vdesin 6 ushtarë amerikanë

8 ushtarakë, pjesë e një misioni paqeruajtës në Egjipt, 6 prej të cilëve amerikanë, humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit me të cilin udhëtonin në jug të gadishullit Sinai.

Sipas njoftimit, nga ngjarja ka shpëtuar një tjetër ushtarak amerikan, i cili u dërgua me urgjencë në Sharm el-Sheikh.

Forcat e koalicionit, të cilat fillimisht raportuan për vdekjen e të gjithë pjesëtarëve të bordit, bëjnë me dije se nuk ka të dhëna për ndonjë sulm ndaj helikopterit, megjithatë një hetim ka nisur.

Paqeruajtësit MFO prej vitesh qëndrojnë në këtë zonë dhe vëzhgojnë paqen e arritur mes Egjiptit dhe Izraelit.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet