Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Rrëzohet helikopteri, humbin jetën 8 ushtarakë

Tetë ushtarakë, gjashtë prej të cilëve amerikanë, humben jetën pas rrëzimit të një helikopteri, që monitoronte marrëveshjen e paqes Izraelo-Egjiptiane.

Helikopteri u rrëzua në Gadishullin Sinai, gjatë një misioni rutinë.

Nga aksidenti, ka mbijetuar një ushtarak amerikan, i cili u dërgua me urgjencë në një spital izraelit për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm izraelit, Gabi Ashkenazi iu përcolli ngushëllimet familjeve të viktimave, duke theksuar se “siguria dhe stabiliteti në rajon janë jashtëzakonisht të rëndësishme”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet