Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Putin e shpalli vaksinën më të mirën, tre mjekë rusë infektohen me Covid-19 pas dozës së parë

Tre mjekë rusë të cilët u vaksinuan me Sputnik V, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ndërkohë një ditë më parë Moska e shpalli vaksinën Sputnik V, si “më të mirën në botë” me 92 përqind efektivitet.

Mediat bëjnë me dije se doktorët kishin marrë vetëm të parën nga dy doza të nevojshme për imunizim. Ndërkohë vaksina në gusht ishte shpallur si kura e parë kundër koronavirusit nga Vladimir Putin teksa përballej me kritika nga Perëndimi për lëshimin e saj në përdorim para kompletimit të fazës së plotë të testimeve.

Tashmë prodhuesit e vaksinës thonë se mbrojtja nga virusi vjen vetëm gjashtë javë pas dy injeksioneve të para të vaksinës, të cilat bëhen 21 ditë larg njëra-tjetrës. Deklarimi erdhi vetëm pasi 3 nga 42 mjekët e rajonit të Altai në Siberi u infektuan me Covid pas marrjes së dozave të vaksinës.

Doktorët duhet të merrnin dozën e dytë të vaksinës më 14 tetor, por nuk është e qartë se kur saktësisht treshja u identifikuan me Covid-19, edhe pse tashmë ata janë shëruar nga sëmundja.

Kryedoktoresha e rajonit të Altai, Irina Pereladova tha për mediat lokale se mjekët ishin infektuar në 24 orët pas marrjes së injeksionit.

Ndërsa theksohet se krijuesit e vaksinës kanë thënë se një person konsiderohet i vaksinuar rreth tre javë pas injeksionit të dytë, që do të thotë se prej nisjes së vaksinimit nevojiten rreth gjashtë javë.

Rusia është duke vaksinuar gradualisht të gjithë punonjësit e saj të shëndetësisë dhe profesionistë të tjerë të linjës së parë siç janë mësuesit dhe policët.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet