Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Presidenti i Ukrainës pozitiv me Covid-19, shtrohet në spital

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është infektuar me koronavirus dhe ndodhet i shtruar në spital.

“Presidenti vazhdon të kryejë detyrat e tij nga një pavion i specializuar në spital”, tha një zyrtar qeveritar për mediat lokale.

Zelensky është shtruar në një spital në Kiev, i tha gazetës Ukrainskaya Pravda Mikhail Podolyak, një këshilltar i Andrey Yermak, kreu i administratës së Zelensky.

“Ekziston një repart i specializuar me pajisje të nevojshme, nga ku presidenti mund të bëjë video- konferenca”, tha Podolyak.

Këshilltari vuri në dukje se Zelensky është në përputhje me kërkesat e karantinës, dhe madje as ndihmësit e tij ose anëtarët e familjes nuk lejohen në dhomën me të.

Zelensky doli pozitiv për Covid-19 të hënën. Ai tha se ndihej mirë, pavarësisht se kishte simptoma të lehta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet